Rama: Valdrini, pasoja të pajustifikueshme për Shkodrën

KryesorePolitike
46
0
sample-ad

Afate për verifikimin e kandidateve dhe vetëdeklarimeve të punonjësve shtetërore

Një ditë pas dorëheqjes së  Valdrin Pjetrit për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës, kryeministri Rama reagoi duke thënë se ngjarjet që lidhen me të shkuarën e kandidatit socialist në rininë e hershme nuk e inkriminojnë atë. Por sipas kreut të qeverisë, përgjegjësia e çdo zyrtari apo kandidati që fsheh të dhënat në çdo rast është individuale

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme! Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë”.

Duke theksuar se deklarimi i rreme s’mund të ketë kosto kolektive, kryeministri propozon ndryshime ligjore për verifikimin e kandidatëve dhe zyrtarëve apo funksionarëve të administratës.

“Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje! Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal”.

Fill pas publikimit nga partia Demokratike të dokumentave për dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali, kryeministri tha se rrugët e Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut të zgjedhur socialist të Shkodrës ndaheshin deri në sqarimin e të vërtetës ligjore.

Tv Klan

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − ten =