Home / Kronike / Hajdutët i futen në shtëpi biznesmenit/ Detajet e policisë

Hajdutët i futen në shtëpi biznesmenit/ Detajet e policisë

Policia bën me dije se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G

Informacion paraprak

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

“Mini Shengen”: Një arritje për Ballkanin apo një teatër politik?

A mund ta transformojë rajonin e Ballkanit Perëndimor një plan për të imituar zonën Shengen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 18 =