Mesazhi i Ramës për drejtuesit e PS: Administratorët, jo injorantë dhe batakçinj

KryesorePolitikeUncategorized
27
0
sample-ad

Edi Rama u ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve ku u kërkon që në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, duhet të sjellin propozimet për stafin politik, nënkryetarët dhe administratorët.

“Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendosë”, thuhet në mesazh.

Kryeministri tregon edhe profilin që duhet të kenë administratorët e rinj.

“Profili i administratorëve duhet të jetë profil shërbëtor i komunitetit, jo profile të fortësh, injorantësh, batakcinjsh, feudalësh partiakë! Zgjidhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, por nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos të kemi llafe për këtë ju lutem”, shprehet Rama.

Ai kërkon nga stafi i PS edhe një raport për drejtorët në bashkitë e djathta.

“Po ashtu një raport për drejtorët aktualë në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventualë, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, asnjë lëvizje deri atë ditë”, shkruhet në mesazh

Në mesazh, Rama ka edhe një merak paraprak: “që mos t’i ngrini mendjen kujt: asnjë nga ata që kanë qenë kryetarë komunash përpara 2015-ës në bashkitë e djathta, mos ma sillni si propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, por mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, por për të drejtën!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 4 =