Home / Analize / I PËRVEÇMI i TË GJITHËVE: GURO ZENELI

I PËRVEÇMI i TË GJITHËVE: GURO ZENELI

Thoma Nika

Guro Zeneli ishte nje pene e zgjuar, e shkathet dhe qe nuk i kthehej nje shkrimi dy here. Sa mbaronte nje shkrim se hedhuri ne leter, ne mendje kishte temen tjeter.
Gurua ishte nga ata qe nuk gjente rehat as me veten. Ishte “ngjarje” kur atij do t’i pelqente nje reportazh, nje analize, nje vezhgim, nje fejton, edhe nga ato qe mbanin emrin e tij e jo me tonat.
Por i pranonte dhe i jepte per botim, pa pretenduar persosmerine. Se Guro ishte me idene qe gazeta ishte per konsum ditor, pas saj vinte tjetra, tjetra, ku e ke mundesine te persosesh dhe te tregosh veten. Por dinte mire te bente dallimin mes asaj qe ishte shkruar me dashuri, me ngjyra e me njohje te thelluar te realitetit, dhe asaj qe shkruhej per te qene ne rregull me planin e numrit, apo per te mbyllur gazeten.
Kur une nisa pune ne gazeten e Sarandes, koleget thoshnin: “Kishim nje Guro, na u bene dy”.
Jo ne kuptim te ngjashmerise ne pene (se ai ishte i pakapshem e i pangjashem), por ne kuptim te nxitimit ne ecje, te deshires per t’i dhene ritem dites, aq sa nuk kapeshim dot.
Gurua kishte edhe cilesine e masovikut, populistit. Niseshim per diku me te ne krah dhe do te na duhej ta prisnim nja dhjete here po, ne nje gjysem kilometri rruge. Nuk ndahej, por edhe nuk i ndaheshin njerezit. Ai i njihte dhe u fliste emer per emer, ndalej, i pyeste per punet e hallet.
Ne e kishim koleg, epror dhe shok. E kishim mesues, por ai gjithnje bente nxenesin.
I thoshnim “Guro vellai”, jo vetem per afersine qe te krijonte. Vinte kjo edhe si nje nofke nga bisedat qe bente me kedo, se kujtdo i thoshte: “E di vellai”, “Do merret vellai me kete punen tende”.
Dhe fjalen e kishte per veten.
Guro kishte emrin, por nuk ishte as i gurte e as i ngurte. Perkundrazi, ishte shume i ndjeshem e i gjindshem. Dhe ku thoshte fjalen, i zinte vend si gur qosheje.
Aaa, edhe ngjante me gurin: I rane e nuk u thye.
Ne raportet me eproret lokale i druhej levdatave dhe perkedhelive te tyre, se mos po i hynte vetja ne qejf dhe fillonte te behej nga i dobishem, i rrezikshem e keqberes, si shume nga ata. Kete merak na e shprehte shpesh, duke na kerkuar t’ia thoshnim, nese fillonte te na dukej me ndonje deformim.
Edhe tani, qe Gurua nuk eshte me ne jete, ai eshte ne mikrokozmosin e sarandioteve e sidomos tonin, qe e patem fat punen me te ne gazeten lokale.

Check Also

“Mini Shengen”: Një arritje për Ballkanin apo një teatër politik?

A mund ta transformojë rajonin e Ballkanit Perëndimor një plan për të imituar zonën Shengen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 4 =