“Këta, që i bëjnë karshillëk ligjit”, Rama tregon ç’do ndodhë nga sot e tutje

AktualitetKryesore
66
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama njofton se nga sot e tutje nuk ka më sensibilizim, por “qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit”.

Kështu ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama në një tjetër postim në rrjetet sociale ku ka treguar rrethimin me shiritin e verdhë të një tjetër pike karburanti e cila abuzonte.

Postimi

#ZeroTolerancë🤜ndaj kujtdo ndër këta, që i bën karshillëk ligjit, shtetit, konsumatorit😶

Qasja sensibilizuese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin, u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori🤔 Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit👊

Nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më fare-fare asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve🤭

Top Channel

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 13 =