Shifrat/ Rritet numri i të burgosurve shqiptarë në Britani, ua kalojnë edhe polakëve. Kartelet shqiptare të pamëshirshme kanë hyrë në…

KronikeKryesore
90
0
sample-ad

Një në 10 të burgosur të huaj në Britaninë e Madhe është shqiptar, pasi bandat e këtij vendi morën kontrollin e tregtisë së kokainës në vendin ishullor.

17011784-7334419-image-a-35_1565209191329

“Daily Mail” shkruan se shifrat e gangsterëve të burgosur nga Ballkani Perëndimir që kalojnë numrin e polakëve nëpër qeli në Angli dhe Uells u publikuan nga një raport i Ministrisë së Drejtësisë për muajin qershor.

Ata zbulojnë se shqiptarët përbëjnë 876 nga 9.089 shkelësit me kombësi të huaj në burgjet britanike – duke u dyfishuar nga 475 të regjistruar në qershor 2015.

Kjo do të thotë se shqiptarët tani përbëjnë rreth 10 për qind të të huajve në burgjet e vendit, të ndjekur nga polakët me tetë për qind. Rumunët dhe irlandezët gjithashtu përbëjnë tetë për qind, ndërsa ata nga Xhamajka përbëjnë pesë për qind.

Raporti gjithashtu tregoi se numri i shkelësve me kombësi të huaj është rritur me rreth 1 për qind krahasuar me qershorin e shkuar.

Kartelet shqiptare shumë të organizuar dhe të pamëshirshëm kanë hyrë në tregjet fitimprurëse të drogave të forta në Britani – duke postuar fotografi në internet, duke treguar armë, para dhe makina të shtrenjta, shkruan gazeta britanike.

Banda Hellbanianz, me qendër në Barking, në lindje të Londrës, kuptohet se trafikon miliona paund droge në Britani të Madhe çdo vit.

Por në vend që të fshehin aktivitetet e tyre të paligjshme si bandat e tjera, grupi lëshon pasurinë dhe armët e tyre në internet, duke mbledhur gati 100,000 ndjekës.

Tre anëtarë kryesorë të bandës u burgosën për gjithsej 42 vjet në vitin 2016, pasi një operacion policor kapi drogë në vlerë prej 6 milion £ dhe një mitraloz.

 

6085454-6377701-image-m-20_15420285671216053958-6377701-One_gang_member_poses_masked_with_a_gold_medallion_The_Hellbania-a-2_156520652562017011780-7334419-image-a-37_156520919655117011766-7334419-image-a-36_1565209193749

/Panorama/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + 7 =