Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme Salvini bën njoftimin e rëndësishëm: Mazhoranca nuk ekziston më

KryesorePolitikeShtypi huaj
106
0
sample-ad

Mazhoranca nuk ekziston më, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme“, kështu është shprehur Matteo Salvini në një reagim zyrtar shpërndarë për mediat.

Sipas mediave në Itali me shumë mundësi koalicioni qeverisës është shkrirë dhe Italia detyrimisht do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pasditen e së enjtes ka patur një takim mes Kryeministrit Giuseppe Conte dhe zv/Kryeministrit Matteo Salvini, i cili është gjithashtu edhe ministër i Brendshëm.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini ka shtuar më pas se është e kotë që qeveria italiane të ecë së bashku ku në mes ka grindje.

“E kotë të ecim para së bashku mes grindjeve e përgjigjeve negative si ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ja del e jo për Zotërinë Jo. Nuk kërkojmë poltrona apo ministra më shumë , as qeveri teknike, pas kësaj qeverie që ka bërë shumë e vetmja mundësi janë zgjedhjet e parakohshme” tha Salvini ndër të tjera.

“Të njëjtën gjë ia bëra të qartë dhe sot kryeministrit Konte“, thotë Salvini në komunikatën e tij zyrtare.

Nuk ka më mazhorancë siç e dëshmoi votimi mbi TAV e fyerjet ndaj meje e Lidhjes nga “aleatët” tanë qeverisës, prandaj ja japim fjalën zgjedhësve. Pushimet nuk janë një shkak për të humbur kohë e parlamentarët ( vetëm nëse nuk duan të humbin kolltukun) mund të kthehen në punë qysh javën që vjen siç kanë bërë miliona italianë“, thuhet në qëndrimin zyrtar të zëvendëskryeministrit e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini.

Ndarjen e qeverisë Salvini e ka paralajmëruar edhe më parë gjatë një tubimi në Sabaudi.

“Diçka është thyer këta muajt e fundit. Gjërat do realizohen ose do të kthehemi sërish te populli. Unë nuk jam tipi i rrugëve të mesme, dua që gjërat të arrihen plotësisht dhe shpejt, përndryshe nuk kam pse ngroh karrigen e zëvendëskryeministrit,” deklaroi Salvini qytetin bregdetar të Sabaudisë.

Qëndrimi erdhi pak orë pasi Senati hodhi poshtë një mocion të “5 Yjeve” për anulimin e projektit hekurudhor që lidh Torinon me qytetin francez të Lionit.

Senatorët e koalicionit thanë se megjithatë që votimi nxjerr në pah kontradiktat e forta mes partnerëve të ekzekutivit, stabiliteti i vendit nuk duhet vënë në rrezik para muajit tetor, kur votohet buxheti i vitit të ardhshëm.

Sipas mediave italiane mësohet se Salvini ka kërkuar përtëritjen e kabinetit, që nënkupton largimin e disa ministrave nga radhët e “5 Yjeve”, përndryshe mund të nisë procesin e zgjidhjes së qeverisë nga dita e hënë.

Në Itali tashmë kanë nisur të përfliten datat e zgjedhjeve të reja, që mund të mbahen më 6 ose 13 tetor./SH.com/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × five =