Sherr në lokal, tre të plagosur në Elbasan, në kërkim i dënuari për vrasje

KronikeKryesore
73
0
sample-ad

Rreth orës 17:20 në një lokal pranë Pallatit të Sportit. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.  Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Astrit Cërriku (pronari i lokalit) dhe Mihal Kocashi, ndërsa Fezi Ago është lënduar si pasojë e goditjes me sende të forta gjatë debatit që përfundoi në përdorimin e armës.

Dy prej tyre janë plagosur në këmbë dhe i treti në sy.

Tre të plagosurit dhe autorët kanë qenë ulur në një tavolinë në lokal. Pas sherrit, njëri prej autorëve shkoi në shtëpi dhe mori armën e zjarrit tip kallashnikov dhe u rikthye duke i qëlluar.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi tre personat që ishin në tavolinë autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit duke shoqëruar disa dëshmitarë për t’i marrë në pyetje me ngjarjen, mes tyre kamarierët e barit.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − eight =