Gjoba për hotel ‘Rogner’, Braçe: Nuk do kthehemi pas nga emrat apo miku

AktualitetKryesore
181
0
sample-ad

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas gjobës që Tatimet vendosën ndaj hotel ‘Rogner’ në Tiranë për shkak se nuk kishte lëshuar të gjithë kuponët për dhomat e zëna.

Për këtë arsye inspektorët tatimorë e kanë gjobitur këtë subjekt me 150.000 lekë.

Reagimi i Braçes:

Kupon e faturë

për çdo shitje kudo!

Tek të mëdhenjtë së pari!

Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim!

Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë!

Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të ketë një kupton tatimor apo një faturë tatimore!

Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë!

Çdo ditë!

Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti!

Dua t’i falenderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit!

Tani ligjshmëri tek të gjithë!

Top Channel

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + nine =