Meta insiston: I vërtetë lajmi i sizmologut grek për tërmetin apokaliptik (VIDEO)

sample-ad

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon që t’u qëndrojë deklarimeve ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik.

“Unë nuk e di se cfarë ka thënë ky sizmologu grek, këtu janë ato 45 linqet mininale të Greqisë dhe Shqipërisë (tregon listën e medive), besoj se televizioni ja juaj shquhet për korrektesë dhe profesionalizëm të lartë, besoj se do i japë këto. Këtu janë nga BBC, të gjitha mediet greke, por edhe ato që ndonjë kolegu jonë i quan kazan, shpresoj mos u përfshijë ju këtu, janë të gjitha këtu. Sikur e tha edhe këshilltari im, Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar sipas medieve nga drejtori në fjalë në Greqi dhe e dini sa e vështirë ishte për të menaxhuar pasojat, po i patët harruar shkoni dhe pyesni banorët dhge fëmijët që u plevitosën atje në ato çadra. Unë nuk kam letër për mediat, por institucionale për qeverinë në zbatim të detyrimeve të tyre ligjore, por ishte më e lehtë të shpërndahej te ju. Besoj se do ta botoni edhe ju me profesionalizimin që ju karakterizon” tha Meta.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 7 =