Veliaj: PD le të lëshojë Shqupin. Teatri i ri Kombëtar do jetë histori suksesi

AktualitetLajmi Fundit
120
0
sample-ad

Një ditë pasi artistët nënshkruan një pakt publik me Partinë Demokratike për mbrojtjen e teatrit kombëtar kryebashkiaku Erion Veliaj kishte nje sugjerim për opozitarët. Godinën e tyre të blloshme t’ia dhuronin artistëve për zyra e shfaqje.

“Me ligj, nuk i takon as selia, se nuk ka asnjë njeri të përfaqësuar në të gjitha institucionet e Shqipërisë. Prandaj, nëse i do aktorët, meqë kanë mungesë zyrash dhe meqënëse i gjithë ujësjellësi i Kamzës u fut në Teatër dhe panë me sytë e tyre në çfarë kushtesh punohej, le t’u falin SHQUP-in, e cila ka qenë një ndërtesë publike”, tha Veliaj.

Nga njësia nr. 8 e kryedemokratit ku inauguroi rehabilitimin e bllokut te banimit te ish-frigoriferi erion veliaj nuk i kurseu akuzat në drejtim të Lulzim Bashës.

“ Lul Basha ka qenë banor i kësaj lagjeje; jo vetëm që nuk hodhi një pikë asfalt në rrugën para shtëpisë së tij, që ka qenë në zemër të Tiranës, por bregun e Lumit as nuk e dinte ku binte. Ndaj, kur s’ke bërë asgjë, kur s’ke për të fituar asnjëherë dhe kur s’ke për të qeverisur ndonjëherë, e ke kollaj të premtosh për gjëra që s’ke shans t’i bësh kurrë”, tha ai.

Thumbat kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk i kurse as për Presidentin e Republikës i cili ankimoi në Kushtetutese ligjin për teatrin.

“Në të gjitha vendet e botës ka kryetarë bashkie që ëndërrojnë të bëhen një ditë Presidentë, ndërkohë në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje. Kjo është një nga ato çudirat shqiptare që nuk na ndahet”, u hspreh kryebashkiaku.

Krahas kontestimeve kryebashkiaku Veliaj këmbëngul se teatri i ri do të bëhet , ndërsa siguron se do të respektohet të gjithë procedurat.

Top Channel

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten − four =