Specialja e nis me Haradinajn. Gjykata me seli në Hagë sipas ligjeve të Kosovës, me gjyqtarë e prokurorë të huaj

KryesorePolitike
114
0
sample-ad

12 dhjetorin e vitit të kaluar, Ramush Haradinaj deklaronte se “askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë“. Kryeministri i dorëhequr i Kosovës i mëshoi me forcë asokohe idesë se Ushtria Çlirimtare ishte e pastër dhe kjo do të dëshmohet në të gjitha proceset.

Haradinaj ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, i bëri këto komente pas ftesës që iu bë disa ish pjesëtarëve të UCK-së nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë për t’u intervistuar, përfshirë Rrustem Mustafës e Sami Lushtakun. Tani, kjo ftesë, i mbërriti dhe atij vetë. Ramush Haradinaj, është përballur dy herë me Gjykatën për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe ne te dy rastet është shpallur i pafajshëm, duke u pritur si hero pas kthimit në atdhe.

Gjykata speciale, thoshte ai në dhjetor, është një dëshmi se sa larg ka shkuar sakrifica jonë për një shtet të së drejtës, dhe një sfidë në rrugën tonë përpara, të cilën do ta kapërcejmë së bashku e do të dalim prej saj më të bashkuar e më të fortë.

Parlamenti i Kosovës e miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën Speciale në fillim gushtin e vitit 2015-të, duke saktesuar se institucioni me dhomat e specializuara do të vepronte në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e kësaj gjykate  pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për trafikim organesh në Kosovë, qe lidheshin me përfshirjen e disa ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet, siç kujton VOA, nxiten reagime e protesta ne Kosovë, ku shumë i panë ato si një lloj barazimi që po bëhej me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Dhjetorin e vitit 2017, një grup deputetësh ndermoren nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, çka u pa si një sfidë ndaj marrëdhënieve të Kosovës me aleatët e vet kryesorë që paralajmëruan për pasoja të rënda. Trysnia e madhe politike duket ndikoi që shkurtin e një viti më vonë, krerët e institucioneve të Kosovës te dilnin me deklaraten se gjykata speciale, nuk do të shfuqizohej.

  Haradinaj sërish në Hagë, Majko dhe Basha japin mesazh mbështetjeje

Top Channel

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + three =