Home / Kronike / E thirri në emër dhe e ekzekutoi me 12 plumba vrasësin e vëllait, arrestohet pas 6 vitesh (VIDEO)

E thirri në emër dhe e ekzekutoi me 12 plumba vrasësin e vëllait, arrestohet pas 6 vitesh (VIDEO)

Policia ka arrestuar ditën e sotme Skënder Bakun 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës, pasi është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Lulëzim Sherës në vitin 2013. Prej 6 vitesh ai kishte arritur që t’i shpëtonte drejtësisë, por ditën e sotme në kuadër të operacionit “Revenge” u prangos, ndërsa tashmë do të vuajë dënimin.

Historia e hakmarrjes. Në vitin 1992 Lulëzim Shera pas një konflikti në burgun 313, ku ndodhej, ka vrarë me sende të forta Arjan Bakun. Për këtë vepër penale u dënua me 20 vite burgim dhe doli nga burgu në vitin 2010. Gjatë kohës që Lulëzim Shera ishte në burg, familjarë të tij kishin kërkuar pajtim me familjen Shera, gjë e cila nuk ishte pranuar asnjëherë.

Pas daljes nga burgu, Lulëzim Shera punonte si transportues buke nga Fushë Kruja për në fshatin Nikël. Në datë 01.09.2013, në orën 06.00 të mëngjesit Shera së bashku me një mikun e tij, gjendeshin në një dyqan buke në Fushë Krujë.

Shoqëruesi i tij kishte qëndruar në automjet, ndërsa Shera hyri në dyqan për të bërë furnizimin. Në atë moment, pas tij janë afruar dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur me kallashnikov, i cili e ka thirrur dhe sapo Lulëzim Shera është kthyer për të parë personat që e kërkuan, ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash, 12 prej të cilëve e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas krimit, dy personat janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nga hetimi, u arrit të zbulohej se autorët ishin Skënder dhe Altin Baku, dy vëllezërit e Arjan Bakut dhe ngjarja ishte hakmarrje për ngjarjen e 1992-it.
1562950264_1562949554skenderbaku.jpg

./Shqiptarja.com/

Check Also

Eglantina Kume: Gocat e Durrësit janë si deti, i rezistojnë kohës

Një portret për aktoren e mirënjohur të kinemasë shqiptare. Si në rininë e parë Jeta e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + twenty =