Akuzohet si vrasës me pagesë i Devi Kasmit, greku ankohet se e kanë ‘vrarë’ prangat! (FOTOT)

KronikeKryesore
65
0
sample-ad

Efthimios Efthimiu

Greku i akuzuar si vrasës me pagesë, vijon të mohojë në gjyq që të jetë ai autor i ekzekutimit të Devi Kasmit, më 29 janar 2018. Ai është shfaqur i veshur sportiv në seancën e sotme gjyqësore, por teksa ka mohuar këtë akuzë të ngritur ndaj tij, ka hedhur një akuzë ndaj grupit të efektivëve që bëjnë shoqërimin e të pandehurve nga qelia për në gjykatë.

Duke nxjerrë duart nga kafazi i të pandehurit, Efthimios Efthimiu, ka thënë se policët i kanë shtrënguar prangat më shumë seç duhet duke i shkaktuar dëmtime në kyçet e duarve.

Greku akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin që porositi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari.

 

/Shqiptarja.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 17 =