Home / Politike / Basha: Izolimi ndërkombëtar që po i bëhet Ramës po ndëshkon Shqipërinë

Basha: Izolimi ndërkombëtar që po i bëhet Ramës po ndëshkon Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar Samitit të Ballkanit Perëndimorë në Poznan, tha se Shqipëria site i vetmi vend që nuk përfitoi nga 180 milionë eurot që BE u dha vendeve të Ballkanit për disa projekte.

Basha në një postim në facebook, shkruan se ky është një ndëshkim i qëllimshëm dhe se ndërkombëtarët po izolojnë Edi Ramën.

Postimi i Bashës

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari.

Top Channel

Check Also

Sot i mbaroi mandati Voltana Ademit, Ministria e Financave bllokon funksionimin e Bashkisë së Shkodrës

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokon funksionimin e Bashkisë së Shkodrës, në kushtet kur sot, më 20 gusht, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 13 =