Home / Kronike / EMRAT/ Burri vret me levë gruan 40-vjeçe. Policia jep detajet e krimit në familje: Pas ngjarjes…

EMRAT/ Burri vret me levë gruan 40-vjeçe. Policia jep detajet e krimit në familje: Pas ngjarjes…

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Babaicë.

Burri ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia ka goditur disa herë me leve në kokë dhe fytyrë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur ne nje servis qe ata e kane prane baneses, sic mund ta shihni edhe ne keto foto.

 

Mësohet se gruaja, Laureta Sulo, ka gjetur vdekjen ne spital, per shkak te plageve te renda qe kishte marre.

Pas krimit, policia ka bere shoqerimin e burrit, Lavdosh Sulo, ne vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre.

krimi-vlore

INFORMACIONI PARAPRAK 

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

 

Panorama

 

 

Check Also

U vra në atentat pak ditë më parë, ish-efektivi merrte pagë prej 9 muaj si inspektor pa shkuar asnjë ditë në punë

Prej 9-muajsh ish-efektivi Santiago Malko i ekzekutuar në mënyrë mafioze mbrëmjen e 22 Gushtit ishte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =