Tentoi t’i bllokonte rrugën Ramës me një grup militantësh të PD-së, shoqërohet kreu i PD-së në Sarandë (FOTO)

AktualitetKryesorePolitike
141
0
sample-ad

Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema është shoqëruar në komisariatin e policisë së këtij qyteti. Shoqërimi i tij ka ardhur për shkak të organizimit të protestës të së shtunës në darkë ku ai së bashku me një grup militantësh të PD-së tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama. Ky i fundit po shkonte në qytetin bregdetar në kuadër të takimit elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se të pranishëm në protestë kanë qenë edhe disa nga ish-deputetë të PD Fatbardh Kadilli dhe Nada Meçorapaj. Tubimi i tyre ka patur disa momente tensioni ku ,militantët e PD-së janë konfrontuar me Policinë e Shetit duke u shtyrë me ta.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 1 =