Home / Aktualitet / Shkoi për t’u larë në liqen me shokun, mbytet i riu shqiptar në Greqi (VIDEO)

Shkoi për t’u larë në liqen me shokun, mbytet i riu shqiptar në Greqi (VIDEO)

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. I riu është mbytur në një liqen në Messenia mbrëmjen e së dielës. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e të riut por raportojnë se ai kishte shkuar së bashku me shokun e tij për të notuar në liqen.

Disa sekonda pasi kishin hyrë në ujë, 22-vjeçari u zhduk. Shoku i tij nuk mund ta gjente dhe vendosi për të kërkuar ndihmë. Ai pas kërkimeve të tij ka njoftuar policinë. Në kërkim të 22-vjeçarit shkuan, një ekip zhytësish të cilët e gjetën të pajetë.

Sipas mediave greke i riu është mbytur megjithatë do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta.

/SH.com/

Check Also

Eglantina Kume: Gocat e Durrësit janë si deti, i rezistojnë kohës

Një portret për aktoren e mirënjohur të kinemasë shqiptare. Si në rininë e parë Jeta e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =