Home / Ekonomi / Unaza, gara nis nga e para; Sheshi “Shqiponja” do bëhet me nënkalim

Unaza, gara nis nga e para; Sheshi “Shqiponja” do bëhet me nënkalim

Menjëherë pas ndryshimit të projektit, qeveria ka hapur me shpejtësi tenderin për ndërtimin e Unazës së Re në segmentin që përfshin rrethrrotullimin e “Shqiponjës”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli zyrtarisht në faqen e agjencisë së prokurimeve garën për ndërtimin e nënkalimit duke përcaktuar një fond limit 2.25 miliardë lekë ose rreth 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Sipas njoftimit të ARRSH, afti fundor për dorëzimin e ofertave është data 15 korrik, dhe menjëherë pas shpalljes së fituesit do të nis puna për ndërtimin e veprës në terren.

Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e shqiponjës, por tashmë me një projekt të ndryshuar. Projekti i parë që parashikonte ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “Dh Albania” me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve qeveria u detyrua ta anulojë kontratën.

Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por autoriteti rrugor i skualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Projekti i ri mban të njëjtën vlerë si ai i mëparshmi, por në vend të mbikalimit rrethrrotullimi shqiponja shndërrohet në nënkalim. Sipas bashkisë dhe ministrisë së infrastrukturës, projekti i ri i prezantuar per mbikalimin “Shqiponja” është miratuar nga këshilli teknik dhe ofron një zgjidhje më të mirë për trafikun dhe hapësirat përreth veprës.

Top Channel

Check Also

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Ekstremistet greke dhe minoritare ndeshkojne vendin e tyre me kercenimet ndaj reportereve te medias shqiptare. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 4 =