Rama: Zgjedhje të çuditshme se s’kemi kundërshtarë, por nuk do shtyhen (VIDEO)

KryesorePolitike
149
0
sample-ad

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ndonëse presidenti Ilir Meta ka shtyrë datën e zgjedhjeve për një kohë të pacaktuar, kryeministri Edi Rama vijon takimet elektorale i bindur që zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Ndalesa e radhës e tij është Kolonja, ku ka prezantuar para qytetarëve kandidatin e PS për Bashkinë, Erion Isai. Ai është shprehur se është i vetëdijshëm që këto zgjedhje janë të çuditshme për faktin se nuk kanë përballë një kundërshtarë, por kjo sipas tij, nuk përbën argument që ato të shtyhen, sepse qeveria s’ka qenë pengesë për ta.

“Me sa shoh në horizont nuk do të këtë edhe pak kohë. Ata janë më keq, edhe se sa kanë qenë me keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim, sepse janë zgjedhje pa kundërshtarët tanë kryesorë. Çfarë borxhi iu ka populli. Ata synojnë të hyjnë  brenda institucioneve për llogari të tyre. Shteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet. Shteti në demokraci nuk janë godina, por pushteti buron nga vota e popullit dhe për sa kohë nuk e ke votën, atëherë nuk ke se si mund ta kesh pushtetin. Ata janë manipulatorë të paskrupull. Duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë. Pse duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë? Sepse këto imazhe shpërndahen në Evropë, ata që nuk duan të hapen negociatat me Shqipërinë, thonë: Çfarë negociatash do të hapin, sepse këta nuk janë njerëz normal, nuk është shtet, sepse është ngritur dynjaja kundër qeverisë”, tha Rama.

Ora 17:19

Rama drejt Korçës/ Militantët e PD-së i bllokojnë rrugën, konfrontohen me policinë

1560612244_salianjikorce.jpg

Militantët e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish-deputeti Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari kanë bllokuar rrugën, me qëllim që të ndalojnë kryeministrin Edi Rama të zhvillojë takim elektoral. Situata ka qenë paksa e tensonuar, ku nuk kanë munguar debatet dhe konfrontimet me uniformat blu. Ish-deputeti Salianji, ka akuzuar policinë, se ka provokuar qytetarët. Në terren ka zbritur edhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Bllokimi i rrugëve është një nga vendimet që ka marrë PD-ja në mbledhjen e Këshillit.

Ora 17:17

Rama ‘zbulon’ informacionin që mori Meta te filxhani i Kryemadhit që anuloi zgjedhjet

Argumenti i dhënë nga presidenti Meta se ka pasur informacione nga shërbime sekrete se më 30 qershor do të kishte trazira, Rama e ka quajtur absurd. Madje me  doza ironie, ai tha se kur fliste për shërbime sekrete inteligjente, Meta ka nënkuptuar “filxhanin e Monës”.

“Kam informacion nga agjencitë serioze tha Meta, por ka qenë filxhani i Monikës. Kështu që kjo nuk bëhet. Është momenti që njerëzit të marrin përsipër një gjë shumë të thjeshtë. Të shkojnë dhe të votojnë me 30 qershor, ata që nuk duan të votojnë,të mos përzihen me gurgulenë e këtyre”, tha Rama.

Ora 16:49

Ironia e Ramës për kundërshtarët… një fjalë për Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin

Kryeministri Edi Rama ka përshkruar me nga disa fjalë kundërshtarët e tij politik duke filluar nga Sali Berisha dhe deri të Monika Kryemadhi. Në përshkrimin e tij, nuk kanë munguar ironitë, që kanë shkaktuar shumë të qeshura të qytetarët e mbledhur.

“Iliri herë kthjellohet, herë jo, herë normal herë jo normal

Pastaj është Lulzim Basha, një njeri llafazan, dembel dhe gjumash

Fallxhorja që njeh gjithë Shqipëria sesa e shenjtë është. Një grua që udhëheq një parti dhe bën miting me mallkime s’e kishim parë. E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës. Nga një njeri i lexuar, duket po të mos kishte flokë të bardha, dukej si xhindi nga filxhani dhe ulërinte.

Saliu i mbaruar, edhe pse se pranon mbarimi i tij është në proces e sipër”, u shpreh Rama./SH.com/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 3 =