“PAQEDASHËSI”

AnalizeEditorialKryesoreOpinion
50
0
sample-ad

Sipas pikës gj, të nenit 92 të Kushtetutës, Presidenti “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”.

Në fakt, Presidenti shkeli hapur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhe ….. nuk e caktoi datën e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor, me arsyen se është …..“PAQEDASHËS”.

I çmendur në pushtet dhe për pushtet, ky President është dhe mbetet i pashërueshëm në paligjshmërinë e vet, sepse mendon se ka “imunitet”.

Ka “imunitet”, se nuk ka “Gjykatë Kushtetuese që ta gjykojë për krimin e kryer kushtetues” dhe se “Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij”.

O kohë o moral !

Dhe nga kush ??!!

Nga Politikani me moral, por që kurrë nuk e ka shfrytëzuar atë ?!
Nga Politikani i pastër, që merret vetëm me punë të pista ?!

Pritej që pas reformës në sistemin e drejtësisë (Veting-SPAK—KLGJ-KLP-BKH etj), do të ndjehej një ndryshim i madh në klimën politike aktuale.

Dikush sipas mëkatit do ta përjetonte si acar, e do ngrinte “publikisht” dhe ikte.

Dhe dikush tjetër si zjarr përvëlues, duke u djegur dhe vetëdjegur me karrike e mandate pushteti të korruptuara.

Ndaj sot, shumë politikanë janë në konflikt me Kushtetutën dhe Ligjin.

Dhe pse ndodh kjo ?

Sepse ne kemi ligje konfliktuale dhe politikanë paqedashës ???!!!

O tempora o mores !

Paqja e vërtetë sociale, zhvillimi dhe përparimi në Shqipëri, nuk vjen vetëm nga mungesa e tensionit politik, o i dashur dhe i qetë “PAQEDASHËS“.

Paqja e vërtetë sociale, do të vij dhe do të mbetet këtu, në Shqipërinë tonë, vetëm nga prania e DREJTËSISË, ku drejtësia penale ka tanimë prioritetin e saj alarmues.

Sepse krimi dhe korrupsioni gjithmonë po na shfaqet mediatikisht vetëm në titujt e gazetave, por kurrë në sallën e GJYQIT.

Sepse për të ardhmen e vendit nuk duhet më, të bisedohet dhe dialogohet, me vet aktorët e krimit dhe korrupsionit.

Mjaft më !

Paqen dhe prosperitetin e sjell drejtësia, që sot është e munguar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =