Lëngu i limonit me sodë buke – kombinimi i fuqishëm që mund t’i shkatërrojë qelizat kanceroze

KryesoreShendeti
28
0
sample-ad

Studime të shumta i kanë ekzaminuar vetitë mjekësore të limonit qysh prej viteve të 1970’ta.

Të gjitha ato e kanë konfirmuar se limoni është tejet efektiv për shkatërrimin e qelizave kanceroze në 12 lloje të kancerit, transmeton Telegrafi.

Limoni është edhe antidepresant i fuqishëm që në mënyrë efikase e redukton stresin dhe e rregullon shtypjen e gjakut.

Sasia e madhe e vitaminës C është përgjegjës për vetitë e fuqishme antimikrobiale të limonëve.

Kjo po ashtu është e mirë kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore, parazitët e brendshëm dhe krimbat.

Pasi që është i mbushur me vitaminë C dhe B, lëngu i limonit është edhe agjent natyral antibakterial dhe mund t’i trajtojë problemet me sistem të tretjes, duke përfshirë thartirën në lukth, kapsllëkun, fryrjen e barkut, etj.

Këto janë vetëm disa prej vetive të shumta shëruese të limonit, të cilat dyfishohen kur lëngu kombinohet me sodë buke.

Ky kombinim i fuqishëm mund t’i shkatërrojë qelizat kanceroze duke mos i dëmtuar ato të shëndetshme

Kjo pra është krejt e kundërta e asaj se çfarë bën kimioterapia, pasi që ajo i shkatërron të gjitha qelizat, duke përfshirë edhe të shëndetshmet.

Receta:

Përzieni 2 dl lëng limoni me një lugë çaji sodë buke në një gotë.

Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak ujë.

Në mënyrë që t’i keni rezultatet më të mira, ju duhet ta konsumoni këtë kombinim të hatashëm në mëngjes në stomak bosh. /Telegrafi/

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 5 =

%d bloggers like this: