Presidenti i KE: Zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike

KryesorePolitike
15
0
sample-ad

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar se, sipas tij, zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 30 qershor.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Juncker  tha se njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike, duke shtuar se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë.

“Për Komisionin Europian Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të BE hapjen e negociatave. Nëse i kërkojmë një vendi plotëso këtë apo atë dhe kur një vend i plotëson ne nuk kemi pse t’i themi jo hapjes së negociatave. Shqipëria ka plotësuar kërkesat, pro nuk është sekret që disa vende kanë dyshime. Puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit të Këshillit të BE Shqipëria do të vijojë me reformat.

Progresi i bërë sa i përket luftës kundër kanabisit është një shembull. Rëndësia e unitetit politiki, të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike. Mendoj se këto zgjedhje duhet të mbahen, nëse jo do të shtynin prespektivën europiane të Shqipërisë. Jam në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë sa më shpejt”, tha Juncker.

I pyetur rreth vendimit të Presidentit Meta për çdekretimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve lokale, Juncker u shpreh se nuk do të ndërhyjë në një debat të brendshëm mes Presidentit dhe qeverisë.

“Nuk dua të ndërhyj në këtë debat të brendshëm mes Presidentit dhe qeverisë. Nëse zgjedhjet duhet të ndodhin, askush nuk duhet t’i ndalojë. Jam në favor pa ndërhyrje në këtë proces. Këto zgjedhje duhet të zhvillohen, nëse jo dëmtojnë perspektivën evropiane”, u shpreh ai./Panorama/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 5 =