E di, në një ditë të tillë, mes shiut dhe baltës do kaloj matanë

AnalizeEditorialKryesore
51
0
sample-ad

Qaniu ka ikur tek e bija në Këln. Duket se është mërzitur e bërë derr, se dje na dërgonte një nga ato të tijat:

Në fillim më lanë sytë, vura syza. Pastaj erdhën protezat në vend të dhëmbëve, aparati zëvendësoi veshin dhe borsalina flokët. Tani që theva gollganen, më rrasën një pllakë metalike në kockë, e bastuni m’u bë gjymtyrë e pestë.

Dhe kështu, veshur e ngjeshur me lloj-lloj proteza parzmore, zë e më ngjan vetja si ata kalorësit që, pasi u vritej kali në betejë, mezi çapiteshin në fushën vjeshtore.

E di, në një ditë të tillë, mes shiut dhe baltës do kaloj matanë. Ngushëllohem kur kujtoj se s’jam as i pari, as i fundit.

Por shqetësohem kur mendoj se miqtë, që kanë ikur më herët, mund të mos më njohin dhe duke luajtur dominonë e përjetshme, do venë dorën si strehë për të më shquar nga larg, do gogësijnë e do thonë: Erdhi dhe Lilua.

Ky është kulmi i kulmeve. Ti harxhon vite të tëra në kafene duke kundërshtuar Lilon, jo aq për hir të së vërtetës, sesa për të treguar se je ndryshe, më i ditur e më zoti. Dhe prapë vjen finalja e të ngatërrojnë me të.

Dhimbja bëhet më brejtëse kur kujton se Lilua, si Lilua, gjerb kafe dhe hedh e pret me kamarieren në buzëmbrëmjet e Tiranës. Hapu dhé të futem🤡

( Nga cikli ‘Kafe për llafe’ )

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + 14 =