Gjykatësi i Gjilanit

AnalizeEditorialKryesore
53
0
sample-ad

Kur Kosova ishte pjesë e Shqipërisë, Abdulla Rami ka ushtruar detyrën e gjykatësit në Gjilan gjatë viteve 1942 – 1943. Rami me siguri është gjykatësi më i mirë që ka patur Gjilani dhe Kosova ndonjëherë. Rami e ka kryer fakultetin juridik në Universitetin e Montpellierit (Francë) dhe para se të vinte në Gjilan ka punuar gjykatës dhe avokat në disa qytete të Shqipërisë. Ka qenë intelektual i pashoq dhe ka përkthyer vepra të numërta nga frengjishtja në shqip por, për fat të keq, nuk kanë mbijetuar të gjitha dorëshkrimet e përkthimeve dhe shkrimeve të tij.

Në foton e dytë, vëmendje tërheq truproja e gjykatësit Rami me pamjen e tij impozante. Nuk dihet emri e as ndonjë detaj tjetër por është nga Gjilani.

Fotografitë tjera flasin për njerëz serioz që janë marrë me zbatimin e drejtësisë në Gjilan. Për fat të keq, ne as sot, pas 80 viteve, nuk kemi njerëz të këtillë, kompetent.

Të gjithë këta njerëz që i shihni në këto fotografi janë ekzekutuar gjatë viteve 1944 – 1945. Gjilanasit janë ekzekutuar nga regjimi komunist serb kurse ata nga Shqipëria, janë ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili, sikur edhe regjimi serb, nuk i duronte intelektualët patriotë.

Gjykatësi Abdulla Rami, për shkak të bindjeve të tija anti-komuniste, u burgos nga Enver Hoxha në vitin 1944. Nga kjo kohë tërë jetën e ka kaluar në burgje dhe internime ku e detyruan të merret me punë të rënda fizike deri kur vdiq më 1973.

Fotografitë janë marrë nga libri me titull ‘Përtej Harrimit’, i autores Ermira Xhonaqi Godo.

Fotografia e Daut Dauti
Fotografia e Daut Dauti
Fotografia e Daut Dauti
Fotografia e Daut Dauti
Fotografia e Daut Dauti
+4

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen + thirteen =