Njihuni me parashikimin e motit për ditët në vijim

AktualitetKryesore
46
0
sample-ad

Në vijim pritet shi në të gjithë vendin ndërsa rrebeshe afatshkurtra në Qendër dhe Lindje deri në mbrëmje kur moti përmirësohet në Jug dhe Qendër ndërsa vijojnë reshje në Veri-Verilindje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv.

 

Parashikimi sipas Meteoalb:

MOTI: Në vijim pritet shi në të gjithë vendin ndërsa rrebeshe afatshkurtra në Qendër dhe Lindje deri në mbrëmje kur moti përmirësohet në Jug dhe Qendër ndërsa vijojnë reshje në Veri-Verilindje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Në veçanti, Juglindja e prekur nga termetet e dy ditëve, mbetet sot shi të dobët deri mesatar, situatë që vijon deri në mbrëmje kur moti përmirësohet gradualisht në këto zona.

E hëna mbetet me shi mesatar dhe lokalisht intensiv deri vonë pasdite kur shiu pakësohet ndjeshëm në vend. E marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territor. NDERSA temperaturat janë ulur sot në mesditë, rënia vijon edhe të hënën por e marta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës. E mërkura dhe në vijim sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave; priten maksimume 30°C.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − six =