Gena: Pasi këndova, më thanë se kisha ngatërruar dasmën

Showbizz
282
0
sample-ad

Ai është nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës “live” dhe  më të kërkuarit nëpër dasma. Kërkesat për të qenë pjesë e gëzimeve familjare janë të shumta, por edhe situatat e çuditshme janë pjesë e tyre.

Kështu i ka ndodhur Genës, teksa ka performuar në një dasmë në Tetovë.

“Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar specialë”, tregon Gena.

Në vrap e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati veglat.

“Pasi mbarova këngën e parë dhe nis të dytën, i them grupit muzikor që këndoi para meje për emrin e të zotit të shtëpisë, nëse quhej Agron”.

– Jo, – më tha ai. – Agroni e ka dasmën nga ana tjetër.

“Aty kuptova që kisha ngatërruar dasmën dhe ata më mirëkuptuan”,  tregoi me të qeshura këtë episod të sikletshëm Gena.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − three =