Njeriu dhe mediat tona

KomentKryesoreOpinion
104
0
sample-ad

Duket se reagimi kundër veprimit shtazarak ndaj gruas rome në Lipjan ishte i madh dhe kjo është një gjë e mirë. Por, nuk pati asnjë reagim kur nëpër media u botua lajmi i paverifikuar që e shpallte këtë grua kriminele. Mediat tona ende nuk e kanë mësuar apo pranuar një fakt themelor. Indentiteti i njerëzve për të cilët mendohet se janë të përfshirë në akte kriminale të ndjeshme, nuk botohet. Nuk botohen këto detaje para se policia ofron deklarime publike. Por, me mediat tona ‘profesionale’ vazhdimisht mashtrohen nga dikush dhe botojnë gënjeshtra pa i patur parasyshë pasojat.

Ky rast nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për t’i kritikuar mediat. Këtu ekziston edhe problemi i njeriut tonë i cili ka të meta serioze. Njeriu jonë, i paformuar, i izoluar, i ushqyer me ‘material patriotik’, dhe si i tillë injorant, vepron sipas instiktit të shtazëve që mëtojnë me çdo kusht të reagojnë kundër tjetrit lloj. Ky është njeriu të cilin nuk e ka kapë fryma e civilizimit e as duhma e shkollës tonë që është e dobët.

Edhe njeriu jonë, sikur mediat, vepron pa arsye dhe pa u merakosur për pasojat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 5 =