“8 femra” shfaqja që bën bashkë aktore të karrierës e të rinj

KryesoreKulture
89
0
sample-ad

‘8 femrat’ shfaqje me regji të Driada Dervishit, që ka rezultuar të jetë shumë e suksesshme dhe e pëlqyer nga publiku, në Durrës, Korçë dhe Tiranë, rikthehet për të tretën herë në kryeqytet, dhe interesi është po aq i lartë sa kur u shfaq premierë. Janë bërë bashkë aktore të karrierës dhe gjenerata e re, një kast i përbërë vetëm nga femrat për të sjellë këtë të fundit në të gjitha etapat e jetës.

Yllka Mujo, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Olta Daku, Merita Çoçoli, Klodiana Keço, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi vijnë në News24, në një rrëfim të shkurtër, 30 minuta përpara shfaqjes së 30 të komedisë “8 femra”, në dhomën e grimit, aty ku artistët bëhen bashkë si në skenë.

Edhe pse misionin e saj e ka kryer, Driada Dervishi, regjisorja që numëron vetëm suksese në karrierën e saj, nuk mungon në asnjë shfaqje. Publiku në kryeqytet është rikthyer për t’i duartrokitur 8 femrat, sa herë është rikthyer shfaqja, dhe për News24 Driada zbulon sekretin pse kjo shfaqje në çdo vënie vjen si premierë.

8 femrat do të shfaqet në Arturbina edhe këtë fundjavë, me kërkesën ndaj stafit realizues për tu rikthyer sërish në Tiranë. /BW/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + ten =

%d bloggers like this: