Prindër, po ushqeni vetë bullizmin te fëmijët me këtë mënyrë të vepruari

KryesoreShendeti
78
0
sample-ad

 

Nga Lira Gjika

Shpesh shoh e dëgjoj nëna dhe baballarë që nxitin fëmijët e tyre që t’i kundërpërgjigjen shokëve të tyre që i ngacmojnë, me goditje, grushta e sharje. I fyejnë që nuk reagojnë. I quajnë “budallenj” apo të “ngordhur” “që nuk dinë të mbrojnë veten” e shumë e shumë etiketime që nuk mbarojnë. Kjo mënyrë të sjelluri e prindërve, është një nga arsyet që ushqen bullizmin te fëmijët dhe adoleshentët.

Fëmijët që ushtrojnë bullizëm te shokët e tyre, janë po aq viktima sa edhe fëmija që e pëson dhunën. Këta fëmijë rriten në mjedise të ashpra, ku më i forti bën ligjin. Respekti për veten dhe tjetrin dhe zgjidhja e problemeve nëpërmjet fjalës nuk është praktikë. Në edukimin e këtyre fëmijëve mbizotëron e folura në mënyrë urdhërore, etiketimet, zëri i ashpër e kërcënues dhe fjalët banale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − eight =