Eurodeputete si e deleguar e emigrantëve në Europë

KryesoreOpinion
37
0
sample-ad

Iris Balli Hajdinaj

Greqia vijon ditët e nxehta të fushatës më interesante të 20 viteve të fundit. Eshtë turi që individë dhe partitë politike zhvillojnë për një axhendë elektorale që përfshin katër procese zgjedhore brenda një fushate. Në datën 26 qershor të këtij viti në Greqi votohet për zgjedhjet vendore, zgjedhjet parlamentare, zgjedhje për europarlamentin dhe këshillat përkatëse vendore në nivel bashkish dhe prefekturash. Kurrë ndonjëherë më parë nuk ka patur një përbashkim zgjedhjesh të përfshira brenda një procesi të kësaj natyre. Sidoqoftë vëmendjen maksimale për opinionin europian e tërheq fushata dhe lista e kandidatëve që konkurojnë për eurodeputetë nga të gjitha forcat krysore politike në vend. Sipas përfaqësimit porporcional Greqia pritet të ketë një numër të konsiderueshëm vendesh në parlamentin e ri europian. Kiriaki Malama, drejtoreshë e ERT 3 në Selanik është një ndër kandidatet për deputete në këtë parlament. Ajo njihet si drejtuese e medias publike më të madhe në rajonin e Greqisë së veriut. Por është njëkohësisht një gazetare me ndjesi të mëdha positive për emigrantët e huaj në qytetin kozmopolit. Ajo është mikeshë e emigrantëve dhe kryesisht shoqatave shqiptare në këtë qytet. Në dhejtra veprimtari të organizatave të shqiptarëve jo vetëm që ka qenë e përfshirë, por ka rezervuar përherë mbështetje dhe inkurajim për identifikimin, aktivizmin dhe sidomos mbrojtjen e identiteteve të tyre si bashkësi. Zonja Malama është mbështetëse e fortë e integrimit të emigrantëve dhe veprimtarëve të tyre në jetën publike të Greqisë fqinjë. Përherë ajo është shprehur pro mundësisë për identifikim, për manifestim të vlerave dhe tipareve identifikuese të grupeve të margjinalizuara dhe sidomos bashkësive të emigrantëve dhe përfshirjes së tyre në jetën sociopolitike të atdheut të saj , me të drejta të plota. Në dhjetra akte dhe veprimtari masive zonja Malama ka mbështetur të drejtat e emigrantëve për ruajtjen e tiparave karakteristike kombëtare të tyre, për mundësimin e së drejtës për gjuhë dhe arsimim, për shprehje të trashëgimnisë dhe vlerave identifikuese si dhe për unifikimin e zerëve të tyre në mbrojtje të të drejtave themelore. Si drejtuese e medias më të madhe rajonale publike në ketë rajon të Greqisë ajo ka propopzuar dhe mbështetur inciativën për mundësimin e ushtrimit të të drejtave për shprehjen e lirë dhe kulturat kombëtare të emigrantëve. Kandidatia Malama, njihet në Selanik si zëri që gjithmonë aspiron fqinjësinë e mirë dhe ruajtjen e vlerave të fqinjësisë në kuadër të perspektivës së pashmangshme për të qenë krejt rajoni ballkanik në një familje kontinentale, me emrin Europë. Këtë aspiratë në mënyrë më të adresuar ajo e inkurajon për marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe sidomos për relacionet dhe vlerat e bashkëjetesës së emigracionit shqiptar me banorët dhe qytetarët e Greqisë. Nëse ia del që të sigurojë këto vota për të qenë eurodeputete në parlamentin e ri të Europës së fundvitit 2019, atëhere mund të themi se zonja Malama do të sjellë edhe një kontribut pozitiv të mbështetjes së integrimeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por sidomos të Shqipërisë

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + nineteen =