Kur një Papë i mirë flet për gazetarinë

AnalizeEditorialKryesoreOpinion
78
0
sample-ad

Kur një Papë si Françesku, i thjeshtë, i dashur, i mirë; kur një Papë i veçantë ndjen se duhet t’u flasë gazetarëve për të bërë më të mirë në këto kohë, do të thotë se ka ardhur vërtetë momenti. Në vitet e shpërthimit të fake news (lajmeve të rreme), të agresivitetit e të populizmit si rrezik, Papa Françesku bën thirrje që e mira të vihet në dukje si e vetmja forcë që mund të shpëtojë njerëzinë.

Në kohën kur disa individë po bënjë të pamundurën të mbushin me urrejtje zemrat e njerëzve të thjeshtë, gazetarët, ata që njohin, ata që kërkojnë të vërtetën, janë të thirrur të bëjnë punën e tyrë më të mirë.

Fjalët e Papa Françeskut me takimin e gazetarëve të shtypit të huaj të akredituar në Itali, janë farë për një gazetari më të ndershme, të drejtë e të mirë. Papa Françesku u foli atyre për Thjeshtësinë.

“Gazetarët të jenë të thjeshtë, sepse një gazetar i thjeshtë, është një gazetar i lirë. I lirë nga kushtëzime, i lirë nga paragjykime dhe për këtë arsye i guximshëm. E ndërkohë, komunikimi të jetë një mjet konstruktiv dhe jo shkatërrues, për t’u takuar dhe jo për t’u përplasur; për dialog, jo për monolog; për të orientuar dhe jo për të çorientuar; për t’u kuptuar dhe jo për t’u keqkuptuar; për të ecur në paqe dhe jo për të mbjellë urrejtje; për t’i dhënë zë kujt nuk ka zë dhe jo për t’u bërë megafon i kujt bërtet më shumë”. Papa Françesku foli për vlerën e të Vërtetës. “Kisha ju vlerëson edhe kur vini gishtin në plagë dhe kur plaga është në komunitetin kishtar. Puna juaj është e çmuar sepse kërkon të vërtetën dhe vetëm e vërteta na bën të lirë”, u tha gazetarëve ai.

Papa Françesku u ndal gjatë në vlerën e thjeshtësisë pasi “gazetarë të thjeshtë. nuk do të thotë gazetarë mediokër, por të ndergjegjshëm që përmes një tweet-eri, një Live televiziv apo radiofonik mund të bëni të mira, por  nëse nuk jeni të vëmendshëm dhe të kujdeshëm, edhe të këqija një përsoni apo një komunitet të tërë. Përulësia e të mosditurit gjithçka është ajo që nxit kërkimin. Mëndjemadhësia se di gjithçka, është ajo që e bllokon”. Papa Françesku foli edhe për rëndësinë e Lajmit të Mirë, e të mirës mes nesh.”Gazetari i thjeshtë dhe i mirë kërkon të tregojë edhe të mirën, edhe pse më shpesh është e keqja që përbën lajm. Ajo që më ka ngushëlluar përherë në punën time si klerik është konstatimi se sa të mirë ka mes nesh, sa persona sakrifikohen në mënyrë heroike për të ndihmuar një prind apo fëmijë të sëmurë, sa njerëz impenjohen përditë në shërbim të  të tjerëve, sa e shtrijnë dorën për ndihmë në vend që të kthejnë kurrizin. Ju lutem, tregoni edhe atë pjesë të realitetit që është akoma më e përhapura: realitetin e kujt nuk dorëzohet përballë indiferencës, e kujt nuk ja mbath përballë një padrejtësie, por ndërton me durim dhe pa zhurmë. Ekziston një oqean i panjohur i të mirës që meriton të njihet nga të gjithë dhe që i jep forcë shpresës sonë”, tha Papa Françesku.

Kur një Papë i mirë flet, do të thotë se ka ardhur vërtetë koha për ndryshim. Edhe në gazetari. Në botë, e sidomos dhe te ne në Shqipëri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + 20 =