Partitë e regjistruara në zgjedhje, 5 aleatët që tradhtojnë Bashën

AktualitetKryesorePolitike
385
0
sample-ad

Të dielën do ishte afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit, por meqë është pushim, afati i fundit është të martën.

Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.

Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian  Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore  e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

REGJISTRUAR

ALEATË TË RAMËS

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama
  2. Partia Socialdemokrate Shqiptare – Skender Gjinushi
  3. Partia e Gjelbër                   – Edlir Petanaj
  4. Partia Kristian Demokrate – Dhimitër Muslia
  5. Partia Aleanca Demokristiane – Zef Bushati
  6. Partia Socialiste e Moderuar        –  Gjergji Koja
  7. Partia Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri
  8. Partia Emigracionit Shqiptar – Kostaq Papa
  9. Personat me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi
  10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj
  11. Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata
  12. Demokracia e Re Europiane – Koçi Tahiri
  13. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka
  14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça
  15. Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi
  16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – Kristo Kiço
  17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostolo
  18. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve – Ymer Kurti
  19. Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Cicollari

ALEATË TË BASHËS

  1. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar -Ylber Valteri
  2. Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
  3. Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arian Starova
  4. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini
  5. Partia Kombëtare Konservatore – Kujtim Gjuzi

JASHTË KOALICIONEVE

  1. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve – Kadri Isufaj

KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN

JASHTË KOALICIONEVE

  1. Fryma e Re Demokratike – Bamir Topi
  2. Lista e Barabartë – Ben Blushi
  3. Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima

ALEATË TË RAMËS

  1. Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
  2. Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
  3. Partia Socialpuntore Shqiptare – Ramadan Ndreka
  4. Partia e Reformave Demokratike – Krenar Rryçi
  5. Pajtimi Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi

NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET

  1. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduart Abazi /DITA

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × one =