“Marie Kraja” ngre siparin, finalja rezervon 4 çmime

KryesoreKulture
276
0
sample-ad

Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” shfaqet  mbrëmjen e së premtes, me  konkurrentë nga Kina,  Shqipëria, Greqia,  Turqia,  Italia, Franca, Spanja  Rusia, Ukraina dhe  Koreja e Jugut.

Juria ndërkombëtare kryesohet nga drejtori i Opera Europës, Nicolas Payne. Finalja e së shtunës kulmon me 4 çmime: çmimi i parë, i dytë, i tretë dhe kënga më e bukur. Të ftuar specialë do të jenë tenori me famë botërore, Murata Karahan dhe me performancën ekskluzive për herë të parë në Shqipëri të violinistit Elvon Hoxha, fitues i kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =