Transporti paralajmëron protesta prej akcizës së naftës e TVSH-në

Ekonomi
359
0
sample-ad

Pas ngritjes së shqetësimit në TV SCAN mbi problemet që po iu krijohen nga operimi i task-forcës së transportit, përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetës janë pritur në një takim nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë takimit u  ngrit shqetësimi për gjobat e vendosura për shkak të ndalesave në stacione të ndërmjetme, si dhe u kërkua rishikimi i akcizës së naftës dhe rimbursimit të TVSH-së.

Përfaqësuesve të shoqatës  u është premtuar edhe një takim edhe me ministren, Belinda  Balluku, ndërsa në rast të mos arritjes së dakordësisë paralajmërojnë protesta në të gjitha linjat e transportit ndërqytetës.

Ndërkaq, pavarësisht se ministrja ka deklaruar publikisht zgjidhjen e problemeve që hasin operatorët, shoqatat kanë kërkuar që në grupin e punës, të ketë edhe përfaqësues të tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’u jepet zgjidhja e duhur problemeve të hasen në terren. /Scan

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 18 =