Berisha dhe taborri i tij ishin të trembur… Ja çfarë e pret!

AnalizeEditorialKryesoreOpinion
28
0
sample-ad

Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shqiptar mbrëmë në Tiranë u hodh në sulm të digjte dhe të shkatërronte sallën e Parlamentit me mercenarë të paguar… por nuk arriti dot asgjë.

Berisha dhe taborri i tij dallohej se ishin të trembur. Pa shpresë, të dëshpëruar dhe në sindromin e Donkishotit: 5000 persona mbështetës, iu dukën si një milionë të tillë… Donin të hynin me dhunë në sallën e Parlamentit. Pse?

l.Çfarë po ndodh me dëshpërimin dhe frikën e të korruptuarve të Tiranës?

Më qartë këtë na e tha para tri ditësh Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Palmer: “Të korruptuarit janë të tembur”, theksoi qartë ai.

Në fakt këta janë të trembur nga Reforma në Drejtësi, sepse shpejt do të jenë nën akuzë nga drejtësia shqiptare që po vjen. Kurse ndërkombëtarisht, nga dosjet që kanë krijuar organet e specializuara, ata janë që tani nën akuzë.

Dhe pikërisht kjo është edhe vetë frika dëshpëruese e Berishës dhe taborit të tij – janë ndërkombëtarisht nën akuzë për korrupsion. Prandaj u tall me ta Matthew Palmer para tri ditësh.

Ky politikan i lartë i administratës amerikane në Uashington u tall, sepse i njeh mirë dhe ua dinte edhe shpresën që të korruptuarit kanë te kundërshtarët e Amerikës. Prandaj e tha me theks: “Shqipëria është target shumë i vështirë për Rusinë”. Si mendoni ju, e tha kot këtë?

Por, a nuk është turp historik kjo lojë qesharake që kërkojnë të bëjnë të korruptuarit e Shqipërisë?

Gjithësesi, gjithçka po e bëjnë nga frika.

Ja, këtu duhet të qëndrojmë pak.

Kriminalogjia analitike na mëson se frika e personit që është nën akuzë penale e hedh shpesh të akuzuarin në iluzionizëm. Iluzionizmi është i shumëllojshëm : ai mund të jetë vetëbesim i tepruar, mund të jetë besim i tepruar tek ai që të është afruar të të ndihmojë, mund të jetë mbizmadhim në numur i personave që të mbështesin si ushtarë; dhe shumë të tjera si këto.

Në këtë lloj besimi apo vetëbesimi, individi është i destinuar të shkojë drejt vetëshkatërrimit. Por nuk e kupton dot këtë, se ai ndlrkohë, si këta tanët, ndodhet nën trysninë e psikozës “humnera ndjell humnerën” – abyssus abyssum invocat. Domethënë, ashtu siç na kanë thënë latinët e mëdhenj për procesin e vetëshkatërrimit të të mundurit.

ll.Pikërisht për këtë, në Tiranë, dje në darkë, Berisha, Basha dhe tabori i tyre korruptiv u dallua se kishin si makth të brendshëm miksturën: frikë-dëshpërim.

Po ata që protestonin me egërsi për të djegur sallën e Parlamentit të Shqipërisë, çfarë ishin?

Kuptohej qartë: ata ishin mercenarë të paguar, se nuk e dinin për çfarë arsye e mësynin policinë dhe për çfarë iu duhej djegia e sallës së Parlamentit të Shqipërisë.

Po kishte edhe disa të maskuar me maska të zeza: po ata?

Ata sigurisht që kanë qenë nga bota e krimit dhe që janë në kërkim, prandaj fsheheshin me mbulesë në fytyrë. Por ata mund të kenë qenë dhe pagatorët e mercenarëve. Sigurisht.

Po mirë, kaq mendjelehtë janë të korruptuarit e mëdhenj të Tiranës! Pse, me kësisoj lapaculësh do ta mundin këta Amerikën? Pse, këta të iluzionuar mendojnë se urdhërin për gaz lotësjellls mbrëmë e dha Rama! Po, a e kërcënoi Palmeri Bashën? Kjo do të mjaftonte.

Këta fakirë kanë rënë në iluzionizëm. Po përse duan ta djegin sallën e Parlamentit? E kanë skemën e tyre këtë apo ua kanë kërkuar? Po djegien e mandatit të deputetit, e kanë pas pasur mendimin e tyre, apo ua kanë kërkuar? Nuk e di.

Por Palmer deklaroi se “targeti i Shqipërisë është shumë i vështirë për Rusinë “. Sigurisht që Palmer kuptohet se korrupsionit shqiptar ia ka thënë këtë hapur fare edhe nëpër takimet që bëri. Po këta të korruptuar, kaq shumë e kanë humbur toruan? Pse lodheni kot, o të mjerë!

lll.Numuri i vogël i demonstruesëve, dhe zhurmuesit e pakët që sulmonin sallën e Parlamentit pa motiv, ishte specifika thelbësire e protestës së 13 prillit.

Pagesa paraprake nuk është kurrë motiv në një luftë. Por, a e di Berisha me Bashën këtë? Jo, sepse ata nuk i lejon dëshpërim-frika e tyre, që të arsyetojnë.

Nuk kanë kurrë motiv shtytës të paguarit në një luftë e cila nuk është e tyre. Prandaj janë të dështuar, përfundimisht të dështuar të korruptuarit në taborin e Sali Berishës. Duhet të përgatiten.

Po Rama?

Nuk ka gjë fare Rama në dorë. Ai madje shpresën te tabori Sali e ka pasur, deri sa erdhi Palmer në Tiranë, se ky e lebetiti në qëndrim, njëlloj si edhe Bashën. Rama tani nuk ka më se çfarë të bëjë. Parlamenti drejtohet sot nga perëndimorët, dhe Reforma në Drejtësi nuk ndalohet dot më.

Deputetët antireformë që dëgjon mandatet e deputetit nuk e kuptuan dot atë që na ka thënë Ciceroni dy mijë vjet më parë; atë që është edhe në psalmin 42/7: abyssus abyssum invocat – humnera ndjell humnerën. Po kuptohet tani, se të korruptuarit tanë, kanë hyrë në këtë rrjedhë të historisë së tyre vetjake.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 + six =