Plazhet me qira/ Del rregullorja e re, ja hapësira që do jetë publike

Ekonomi
59
0
sample-ad

Çdo vit sa herë nis sezoni veror ka një përplasje të vazhdueshme të pushuesve që duan hapësirën e plazhit publik dhe bizneseve që kanë marrë me qira këto plazhe dhe që “harrojnë” të parashikojnë këtë pjesë tek projektet e tyre.

Një rregullore e miratuar me një vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave parashikon që subjektet që lidhin kontrata me njësitë e qeverisjes vendore për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite duhet të respektojnë disa kritere. Kjo lidhet si me hapësirën minimale dhe maksimale që jepet me qira, kushtet që duhet të plotësojë stacioni i plazhit, lënien e hapësirave për pushuesit që duan plazh publik si dhe mirëmbajtën e bregut dhe pastrimin e tij.

Subjektet për këtë vit kanë afat që të lidhin kontratat e qirasë sipas rregullave me njësitë e vetëqeverisjes vendore deri në datë 20 prill.

Kushtet minimale të stacionit të plazhit

Rregullorja përcakton kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi sipas kategorisë ku klasifikohet.

Për plazhet e tipit A që janë plazhe kryesisht me përbërje ranore dhe gjerësi të konsiderueshme të brezit të plazhit  rregullorja parashikon që për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7.5 metra nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit. Po kështu hapësira prej 2.5 metra përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Së treti hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3 metra në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 2.5 metra në linjë vertikale me vijën e ujit.

Stacioni i plazhit duhet të ketë në dispozicion të peshuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra si dhe të jetë i pajisur me shërbimet higjienike, kabinat e zhveshjes zonën e ndihmës së shpejtë për pushuesit.

Në asnjë rast nuk mund të ndalohet apo të kufizohet, në asnjë formë dhe në asnjë kohë, kalimi i publikut në rrugët që lidhin rrugën publike me plazhin publik.

“Subjektet e veprimtarisë së stacionit të plazhit kanë detyrimin për të krijuar kushtet e kalimit lirisht të publikut dhe moscenimin në ndonjë formë të kësaj të drejte, si dhe sigurimin e kushteve të kalimit lirisht të personave me aftësi të kufizuar” thuhet në rregullore.

E njëjta cakton kushtet e sigurisë, ato për rojet e plazhit, për nivelin e zhurmave, për strukturat që mund të ngrihen në plazh dhe mundësitë për rinovimin e kontratës./Monitor

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − twelve =