Herion Mustafaraj rrëfen punën në SHBA dhe familjen e tij

KultureShowbizz
531
0
sample-ad

Të gjithë e njohin atë me rolin emblematik “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90.

I ftuar në “ E Diell” për të treguar detaje nga projekti i tij më i fundit në bashkëpunim me kantautorin Kujtim Prodanin, Herioni u kthye pas në kohë dhe solli ndërmend vitet e para kur ai mbërriti në SHBA në `92-n.

“Puna e parë që kam bërë në Boston ishte larja e pjatave, madje fitova dhe një çmim si pjatalarësi më i mirë sepse isha i shpejtë”- rrëfeu ai. Ndonëse aktori e tregoi këtë episod me sportivitet, nga ana tjetër ajo bartte një të vërtetë të madhe.

Ai kujton se kur u gjend për herë të parë përballë Hollywood-it, iu duk vetja shumë i vogël, por më ëndrra të mëdha e që duket se Herioni ia doli mjaft mire duke qenë se ka qenë pjesë e disa filmave hollivudianë ndër vite.

Në raport me vajzën ai tha se e konsideronte veten si baba artistik dhe aspak tradicional. “I kam thënë Deas qe duhet të gjesh veten tënde dhe të jesh e lirë”- shpjegoi ai.

Shfaqja “Kabaret Show” përmban detaje nga jeta personale e Herionit, muzikë, dhe parodi muzikore të trajtuara me humor. /Top Channel

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − three =