Çuçi: Kompensimi për qumështin nis nga 1 janari

Ekonomi
62
0
sample-ad

Pas protestave të fermerëve në Lushnje ka ardhur edhe përgjigjja nga Qeveria, e cila më 4 Prill vendosi se ata do të kompensohen me 10 lekë për çdo litër qumësht të shitur.

Por për të sqaruar këtë skemë, në studion e emisionit ‘Java në RTSH’ ishte vetë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ministri tha se sot vendi ka më shumë rritje të eksporteve ndaj dhe politikat kryesore janë për t’i dhënë një impuls atyre. Sipas tij, çdo vit në Shqipëri shtohen 150 hektarë sera çka do të thotë se premisat janë pozitive.

“Qumështi është shumë specifik sepse ky sektor nuk përfiton nga zerimi i TVSH për inputet bujqësore, ndërkohë që i gjithë sektori i fruta-perimeve subvencionohen. Dhe nga ana tjetër, qumështi ka një çmim fiks dhe është një nga produktet e shportës më të rëndësishëm. Pra qumështi ka një çmim fiks ndryshe nga prodhimet bujqësore që çmimin e kanë të ndryshueshëm gjatë gjithë vitit” – tha ministri.

Ai solli një detaj për herë të parë ne studion e emisionit ‘Java në RTSH’. Ministri Bledi Çuçi tha se kompensimi me 10 lekë për prodhuesit e qumështit do të konsiderohet që nga 1 janari i këtij viti.

“Diçka e rëndësishme për fermerët është që kompensimin do ta marrin nga 1 Janari. Unë u bëj apel t’i ruajnë faturat e qumështit të shitur për të përfituar kompensimin. Tani nuk ka në treg rritje të çmimit të qumështit” – tha ministri.

“Është e vërtetë që protesta të tilla bëhen në të gjithë botën, por të mos harrojmë diçka. Nga radhët për një xhezve qumësht, sot në Shqipëri mbushen rrugët me qumësht për protestë. Një ndryshim i madh ka ndodhur…” – tha Zogaj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + 13 =