Bombat me telekomandë, gjykata lë në burg vëllain

Kronike
70
0
sample-ad

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë për motër e vëlla, Amelda Elezi 21-vjeç dhe Armand Lukani 23-vjeç nga Vlora, të cilët u kapën me tre bomba me telekomandë tre ditë më parë në Lezhë.

Gjykata ka vendosur sot të lërë në burg vëllain me akuzën ‘Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese’ dhe të lërë të lirë nën masën ‘arrest shtëpie” motrën e tij.

Ndërkohë, familjarët e tyre të pranishëm në sallën e gjyqit kanë deklaruar se vëlla e motër nuk kanë lidhje me bombat me telekomandë dhe se jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Gjatë momentit të hyrjes në Gjykatë, të dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, ndërsa i ati dëgjohet të thotë mes lotësh, “ç’më bërë mor bir”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × five =