Ja domethënia e terapisë së manipulimit spinal?!…..

Shendeti
311
0
sample-ad

Terapia e manipulimit të rruazave nuk rekomandohet shumë shpesh nga doktorët si një metodë e duhur për trajtim të dhimbjes së shpinës, mirëpo një hulumtim sugjeron që ky lloj trajtimi funksionon po aq mirë sa intervenimet që bëhen nga doktorët.

I bazuar në informacione të 47 eksperimenteve të bëra, që kanë përfshirë 9.211 të rritur, terapia e manipulimit spinal ka rezultuar si i suksesshëm në lehtësimin e dhimbjes së shpinës. Ky trajtim ka efekt të njëjte sikurse ushtrimet, barnat anti-inflamatore apo analgjetikët.

“Për momentin, manipulimi spital konsiderohet si trajtim opsional”, tha kryesuesi i hulumtimeve të fundit, Sidney Rubinstein nga Universiteti Vrije në Amsterdam.  “Këto rezultate sugjerojnë që manipulimi spital tani e tutje duhet të konsiderohet si një trajtim i duhur për përmirësimin e problemeve të shpinës” shtoi ai.

Dhimbja e shpinës është një gjendje shumë e shpeshtë, që mund të qojë në paaftësi fizike. Zakonisht kjo dhimbje nuk zgjatë shumë, mirëpo nëse është kronike ajo mund të trajtohet vetëm me manipulim spital, sepse analgjetikët dhe metodat e tjera nuk bëjnë efektin e duhur.

Trajtimi i manipulimit spinal bëhet nga profesionistët dhe përfshinë lëvizjen e nyjave, masazhimin dhe ushtrimet përkatëse. Ky lloj trajtimi përdoret për të lehtësuar presionin e nyjave dhe inflamacionin në shpinë, qafë dhe dhimbjen e shpatullave./Express

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + 14 =