Zaimina Vasjari rrëfen pengun e saj më të madh që ka për vogëlushen Khloe

KryesoreShowbizz
111
0
sample-ad

Zaimina Vasjari e cila prej kohësh ka hequr dorë nga muzika për t’ju përkushtuar biznesit të saj ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” prej ku rrëfeu se me lindjen e vajzës Khloe, jeta e saj ka ndryshuar. “Të ndryshon çdo gjë kur lind një fëmijë. Dashuria merr tjetër kuptim. Jeta merr ngjyra të tjera. Kur unë kam Khloen pranë, më jep një energji që më jep forcë, më ndryshon ditën”, tha ajo.

Bukuroshja u shpreh se është mjaft e lumtur që është bërë nënë, mirëpo lidhur me këtë ka një peng të madh: “Ajo që më ka ngelur peng është se nuk i dëgjova të qarën e parë pasi lindja ime nuk ishte natyrale. Gjëja e parë që kam thënë kur kam hapur sytë ka qenë: ‘Dua vajzën’!”

Nga ana tjetër, e pyetur për gëzimin që pati ajo dhe bashkëshorti i saj Klodi kur u bënë prindër, Zaimina u shpreh se ai nuk e ka pritur mirë, madje është mërzitur: “Klodi ka edhe dy vajza të tjera. Ai u mërzit kur lindi Khloe sepse e kishte bindur veten që ne do bëhemi prindër të një djali. U kishte thënë edhe shokëve. Shokët e Klodit më thonin urime për çunin. Klodi na kishte mbushur me idenë e djalit.” /iconstyle.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 10 =

%d bloggers like this: