Vuaje ulërimat dhe sharjet histerike/ Vajza e Dritëro Agollit mesazh prekës në ditëlindjen e vëllait

KryesoreKulture
61
0
sample-ad

Vajza e Dritëro Agollit, Elona në ditën e lindjes së vëllait, Artanit ka bërë një postim mjaft prekës. Pasi përshkruan rrugëtimin nga momenti i vendosjes së emrit, shkrimet e tij të para dhe udhëtimet, ajo flet edhe për largimin e tij nga Shqipëria.

“Rinia të erdhi e trazuar. Vite te dhunshme. tronditje, shkundje sistemesh, shembje e kulturave dhe standarteve të komunikimit shoqëror. Vuaje deri natën vonë ulërimat dhe sharjet histerike ndaj babit. Prekeshe shumë, ishe i ndjeshem”, dhe zgjodhe të largoheshe.
Ishim përgatitur të  festonim këtë 50 -vjetor tëndin, të gjithë  së bashku, të gëzonim mamin e të ngrinim dolli. Por mami na la. Nuk priti dot, shkoi pranë babit ; “Jeni bashkë, duajeni njëri-tjetrin, mos u ndani kurrë ne dhimbje e në gëzim

Postimi i plotë i Elona Agollit
13 Mars
Tanit, vëllait tim,
Babi të thërriste  përherë Artan, nuk i pëlqente  të shkurtonte emrin. Dhe emri yt i bukur e ka një  histori, histori e lidhur me një  miqësi  te fortë të prindërve tanë me Xhaxhi Endrin (siç e thërrisnim  fëmijë Endri Kekon) dhe teta Xhanon (Xhanfize Keko). Atë ditë që linde ti babi shkruante poezinë “Vëllai“ (Një njeri te vockël mamit se kush ja dha, te vockël  sa s’qëndron  dot në këmbë; Babi thotë se është tri pëllëmbë e ca, Po ç’ne ! Nuk është as dy pëllëmbë! ….) Atë  ditë, gjyshja ime e mençur, Xhexheja, fluturonte nga gëzimi dhe kurorëzim të këtij  shendi kishte vënien  e emrit. Dhe ajo duhej t’i paraprinte “dinastisë shkodrane“, siç e quante me të qeshur fisin e mamit . “Shpejt Endri, t’i vemë emrin djalit, se na takon neve, apo jo?”-Epo ta gëzojë, Artani emrin. Xhaxhi Endri e kishte në mend dhe menjeherë ai nuk e bëri dysh fjalën  e gjyshes  sonë dinake e të mençur.

Kështu vëllai  im, u rritëm  fëmijë  të gëzuar, me prindër të rrallë, ( disi edhe na mungonin pasi dashuria për ne kishte nje  konkurrent të madh, dashurinë për krijimin, poezinë letersinë). Orët  e pagjuma të babit i ndjenim përmes  trak trukut  të makinës së shkrimit, përmes  mjegullit të dendur te tymnajës së cigares (oxhaktore e madhe do duhej-thoje shpesh, që të thithte tërë këtë tym). Frymëzoheshe  i vogël  duke parë babin e nise të shkruaje dhe ti. Fletoret i fshihje pasi kishe ndroje nga babi autoritar. Poezitë e tua qarkullonin dorë  më dorë e mësoheshin përmendësh  nga shokët  e tu.

Ishe i talentuar vëllai  im, por nuk të pëlqente asnjēherë  të ishe hije e pemës së madhe e të harlisur, hije e babit tënd. Ishe edhe rebel, i thoje hapur pakënaqësitë e jo pak herë ke provuar qortime edhe të rënda  nga babi. Duhej të  rriteshe edhe më,  që të flisje e mirëkuptoheshe hapur fare, me babin. U bëtë  shokë më pas. Kur babi shkonte jashtë  Tirane, në rastet kur mami nuk e shoqëronte, shkoje ti. I mban mend Dajtin, Shëngjinin,Velipojën, Dhërmiun, Vlorën, aty ku babi shkruante apo përfundonte veprat e nisura?

Rinia të erdhi e trazuar. Vite te dhunshme. tronditje, shkundje sistemesh, shembje e kulturave dhe standarteve të komunikimit shoqëror. Vuaje deri natën vonë ulërimat dhe sharjet histerike ndaj babit. Prekeshe shumë, ishe i ndjeshem, dhe zgjodhe të largoheshe. Kalove si shumë  të tjerë vite të vështira  larg familjes. Letrat e mamit ishin tê panumërta: poezitë  e babit po ashtu (Mbase kujtohet im bir arratisur në botë, Dhe prish heshtjen e dhjamur mbi telefon! Ah, kjo cigare që pi është e fortë, E ndiej kur në gjoks më shtrëngon- poezia Pritja). Edhe motra vuante largësinë  e vëllait. Kaluan vite, krijove familje, përjetove  dhimbjen e humbjes së babit, e atë që nuk e kishe menduar kurrë, edhe largimin nga jeta të mamit.

Ishim përgatitur të  festonim këtë 50 -vjetor tëndin, të gjithë  së bashku, të gëzonim mamin e të ngrinim dolli. Por mami na la. Nuk priti dot, shkoi pranë babit ; “Jeni bashkë, duajeni njëri-tjetrin, mos u ndani kurrë ne dhimbje e në gëzim “-kështu na këshillonte ngaherē. Vēllai  im, motra të do fort. Bashkë  do vijojmë  të përmbushim  ato pengje e amanete te prindërve. Bashkë do luftojmë  që emri i prindërve tanë të kujtohet ngaherë. Gëzuar datëlindjen, vëllai  im. Numri 13 për ne është fatsjellës pasi festojmë  dy data të shënuara, datëlindjen  tënde  në pranverë dhe datëlindjen  e babit në vjeshtë. Rrofsh vëllai im.

Dritëro Agolli me djalin

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × one =