Hidrocentralet rol kyç në ekonominë e Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor

EkonomiKryesore
36
0
sample-ad

Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet do të luajë një rol kyç në zhvillimin e ekonomive të Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Jesus Lavina, kreu i sektorit të Qendrës për Ekspertizë Tematike në ndërlidhje, Mjedis dhe Zhvillim Rajonal pranë Komisionit Europian, rezistenca ndaj zhvillimit të projekteve hidrike të energjisë duhet të marrë parasysh edhe nevojën që ka rajoni për energji elektrike, si një mjet për të mbështetur ekonominë.

“Situata është kjo. Kërkesa për energji në Ballkan është e lidhur me rritjen ekonomike dhe me plot gjasa, sasia e energjisë së ofruar tani nuk do të jetë e mjaftueshme për të ardhmen. Nëse shikojmë me kujdes në Ballkan, gjysma e energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet, por gjysma tjetër vjen nga centralet me energji termike. Nuk kam dëgjuar për problemet që vijnë nga ndotja e ajrit. Eliminimi i ndotjes duhet të jetë një nga prioritetet në rajon”, u shpreh Lavina.

INSTAT ka publikuar së fundmi gjithashtu të dhënat e prodhimit të energjisë në vend, ku prodhuesit nga HEC-et privatë zënë tashmë 1/3 e prodhimit në shkallë vendi, që i mundësoi Shqipërisëtë plotësojë kërkesat e konsumatorëve për energji dhe të realizojë një bilanc të konsiderueshëm pozitiv mes importit dhe eksportit të energjisë elektrike.

Sipas diplomatit të Misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë burime të larta ujore, që llogariten në rreth 10600 metra kub për person, që është dyfishi i mesatares europiane. Rreth 90% e kapacitetit të instaluar hidrik të rajonit është ndërtuar para vitit 1990 dhe disa madje para vitit 1955. Me këtë infrastrukturë që po vjetërohet dhe është e rrezikuar pas vitesh të tëra të nëninvestuara, ka një nevojë për studime se si të veprohet, për të shpëtuar kontributin aktual që energjia hidrike jep në rajon. Duke marrë parasysh kapacitetin e limituar që mund të arrihet duke përmirësuar strukturat ekzistuese dhe për të përmbushur kërkesat në rritje për energji, duhet të zhvillohen burime të reja përgjatë rajonit. Madje ka një konsensus shkencor që Ballkani Perëndimor ka nevojë për të dyja, si burime të reja energjie, po ashtu edhe një strategji për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë hidrike, për të qenë miqësore me mjedisin.

Në 10 vitet e fundit, kapaciteti prodhues i vendit është rritur me 35%, pas vendosjes në punë të 93 hidrocentraleve të vogla dhe të mesme, që i përkasin 73 kontratave koncesionare. Megjithatë, mbi 65% e kontratave të lidhura për ndërtimin e HEC-eve nuk janë ende operative për arsye të ndryshme, çka ka shtyrë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të nisë një proces masiv rishikimi.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − 8 =