Zgjedhjet vendore/ Zbulohen kandidatët e PS-së për bashkitë

KryesorePolitike
136
0
sample-ad
Partia Socialiste do të përfshijë në garën e 30 qershorit për bashkitë  deputetë të saj në garë.

Deputeti Pjerin Ndreu do të kandidojë për Bashkinë e Lezhës, e cila aktualisht drejtohet nga Fran Frrokaj i PD-së; Flamur Golemi në Gjirokastër, e cila drejtohet nga Zamira Rami e LSI-së; Ilir Xhakolli në Pogradec, që drejtohet nga Eduard Kapri i PD-së; Rakip Suli në Kamzë, që drejtohet nga Xhelal Mziu i PD-së; dhe Nuri Belba për Bashkinë Përrenjas, që aktualisht drejtohet nga Miranda Rira e LSI-së. Kjo do të thotë se ata do të dorëzojnë mandatin për t’u lënë vendin pesë emrave të rinj nga lista e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 2017- ës.

Burime thanë se ende nuk është përcaktuar emri i atij që do të zëvendësojë Vangjush Dakon, i cili e drejtoi këtë bashki për tri mandate.

Bashkia e Sarandës ende nuk e ka të përcaktuar kandidatin e saj. Në garë janë disa emra, ku pretendentë mbeten deputeti aktual i PS-së, Alket Hyseni, dhe nënprefekti i Vlorës, Adrian Gurma. Në garë mbeten dhe Floriana Koka dhe Stefan Çipa. Mësohet se PS-ja brenda kësaj jave do të kryejë sondazhet e fundit dhe do të vendosë për kandidatin e saj.

Në Bashkinë e Delvinës, PS-ja do të kandidojë Filip Xuzin, i cili aktualisht është drejtori i Postës shqiptare në Sarandë. Xuzi do të ketë përballë me shumë gjasa kryetarin aktual në këtë bashki, Rigels Balilin.

 

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 3 =