Nis përmbysja e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit. Jaupi po rikthehet si drejtor i Tiranës

AktualitetKryesore
145
0
sample-ad

 

Episodet e fundit në përplasjet e qytetarëve me policinë, po e venë në pozitë të  vështirë ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj. Përdorimi i bombave tymuese që shkaktojnë  pasoja në  organet e frymëmarrjes dhe dëmtojnë për disa momente sytë , kanë  ndezur diskutime dhe reagime nga organizata të  ndryshme, vec opozitës politike. Por episodet e ditës së  sotme me familjarë  te grupmoshave të  ndryshme në Tiranën e re, ku përmbarues të mbështetur nga forca të shumta të   policisë së shtetit, u përballen me reistencën e tyre për mosdaljen nga banesa, shkaktoi reagime masive dhe komente pakënaqësie. Vete ministri Lleshaj i vënë  në  pozitë  të vështirë prej imazheve që qarkullojnë, reagoi në  rrjetet sociale me komentin:” Mirëkuptim të plotë  për reagimet ndaj pranisë  së  Policisë së  Shtetit në  ekzekutimin e një  veprimi përmbarimor mbi një  vendim gjykate të  formës së  prerë . Policia e shtetit ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të  jete dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast.” Kete koment e shperndau në  faqen e vete edhe kryeministri Rama. Fill pas kësaj, Drejtori i Pergjithshem Ardi Veliu ka shkarkuar Drejtorin e Policise se Qarkut Tirane, Drejtues i Pare Kastriot Skenderaj duke komanduar përkohesisht në vend të tij, zevendesin aktual Dhimitraq Ziu. Ne fakt levizja e drejtorit Skenderaj kishte dite që përmendej në mjediset e policisë dhe ndër grupe me ndjeshmëri të   lartë  ndaj lëvizjeve në  kupolen drejtuese të policisë  së  shtetit. Ndërkaq nga persona brenda Ministrisë  së Brendshme dhe Policisë  bëhet e ditur se kreu i ri i policisë së  Qarkut të Tiranës do të jetë  ish zv/ drejtori i Pergjithshëm Rebani Jaupi, i njohur si pasuesi dhe bashkëdrejtuesi i heshtur i ish drejtorit të Përgjithshem  Haki Çako. Këto burime shtojnë së pas datës 20 mars pritet të levizin drejtues të ndryshëm në nivelet më të larta të Policisë  së  Shtetit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + fifteen =