Xhevat Kallajxhiu (1903-1989)

EditorialKultureLetersi
186
0
sample-ad

Zija Basha

Gazetari Xhevat Kallajxhiu ka qene botues i gazetes se Gjirokastres se pavarur “Demokratia” me 1925 1939.Pas luftes se dyte boterore ka emigruar ne Sh.B.A. ku ka drejtuar gazeten “Dielli”te Vatres dhe ka qene spiker i “Zerit te Amerikes per nje kohe te gjate.Me ra ne dore nje balade qe ka shkruar per Shemo Kason nga Gjirokastra.Ngjarja zhvillohet para vitit 1876 ne kohen e sulltanit osman Azisit.

Shemo Hajduti
Moj Gjirokastra me vule,ku e ke Shemo hajdune?
Permbi Grebene e zune,lidhur ne Janine e shpune.

U kap Shemua? Kush beson,vet Valiu urdheron.
Qe t’ja shpijen drejt ne zyre ne Janine me te hyre.
Kryeqender vilajeti,neper rruge gjithe mileti.
Ka dale te beje sehire,Shemon lidhur me zinxhire.

Balli dirsur,po calon,plage e gjurit e mundon.
Po nuk e ben vehten trimi ,i thone Shemo Brahimi.

Ngrihet valiu ne kembe,shkumbezon jarget ne dhembe,
nga marazi ,deshperimi,po ku tundet Shemo trimi.

Nente vjet nje qeveri,me xhandare e me ushtri,
Me para e mjete plot,dha e dha s’e zuri dot.

Me ne fund e la kesmeti,ore e zeze sec e gjeti,
Ne malet ne Samarine kur luftonte me Hysnine.
Tradhetisht sec u rrethos,me tre plumba u plagos.
Qe atje e ra ne trap,si luani dhe u kap.

Tani te kam ne dore harbut,hape gojen ,mos u tut.
Trego c’do gje qe ke bere,asgje pa thene mos lere
Thuaj ku keshe limere,ku kalove dimer,vere.
Trego ku keshe jatak ,kudo shkele ne cdo prak.
Kercenoi ashper bimbashi,Abdul Riza Karabashi.

Pa degjo ore bimbash,mere fjalen me avash.
Mos u mundo me te kote,Sepse Shemon s’e tremb dote.
Ule gjakun ,shuaj uren,sepse une ta njohe lekuren.
Une s’pate ndermend Hysnine,jo bimbash te te kem tyne.

Them me mburje :jam hajdut.merre fjalen s’jam harbut.
Jam nje fis nga me te paret sic jane gjithe shqipetaret.

Degjo po te flas acik,pa u ndrojtur e pa frik.
Kudo luftova si burre ,vrava turq e s’lashe kusure.
Mora pengje ,ksegora,kapa arhond e aga.
Zura djemte e dhaskale,i ngjita perpjete male.
Treqind lira per nje djale ,gjashteqind permbi dhaskale.
Kur caktova ksegorane,perjashtova fukarane.
Vajza jetime martova,nevojtaret i ndihmova.
Te dobetit i mburova,te padrejtet i luftova.
dhe per jatak e dyshek,kisha palle edhe dyfek.
Prandaj ,bimbash ,per cdo pune do pergjigjem vetem une.

Ne kala te Ali Vezirit ,ne te muget ,ndaj te gdhirit,
Zhurme e madhe po degjohet,ora Shemos i afrohet.
Dere e burgut trokellit,-ngrehu Shemo ,u gatit!
Shemo trimi mjekergjate,shkon perpara kryelarte.
Nuk tronditet se do vdese,buzeqeshe,s’e ka per pese.

Tani te afron mbarimi,prandaj ,o Shemo Brahimi,
Do leshe ndonje porosi?-Te falem nderit, vali.
Ketu kam nje hajmali,t’i jepet gruas ,ta mbaje,
Si kujtim e te mos qaje:dhe sahatin e c’do kem,
Amanet i le per djem dhe u thoni kam deshire;
Te behen te gjithe te mire,per memen e per shtepine.

S’me vjen keq sepse me zune,se bera si desha une.
Vec ,sa rrojta drejt punova,askujt nderin s’ja dhunova.
Mbrojta zakonet ne jete,deshmitar zoti vertete.
-Shemo,si do rriten djemte?-Ashtu si u rrita vete.
Me lakra e me lepjete,agrafes poshte e perpjete.

-Po, c’thote Luleja per mua?-Burre tjeter une s’dua.
Do gjezdis krua me krua,te degjoj kenget e tua.

Pse dridhesh more i lik,Shemo Brahimi s’ka frike
Shemua trimi me flete e hodhi litarin vete.

Sulltan Azisi dergoi,telegram edhe kerkoi:
-Shemon te ma stolisni per ne Stamboll te ma nisni,
Te ma nisni sa me pare!-Mire,por Shemon e varre!

Nga Moreja gjer ne Narte ,mori fund nje principate.
Mbreti maleve mbaroi,ylli Shemos perendoi.
Por guximi legjendar,i hajdutit shqipetar
Mbeti gjalle e s’u harrua,neper popull u kendua.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × one =