Dhunohet mjeku në Spitalin e Lezhës

KryesoreShendeti
143
0
sample-ad

Mjeku dermatolog Zef Doda është goditur nga i afërmi i një pacienti, ndërsa ka marrë dhe dëmtime të shumta në trup.

Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare ndaj pritet që të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Doda, thonë mjekët e këtij spitali ka fraktura në kokë, ndërsa për shkak të goditjeve ka të thyer dhe nofullën.

Rrethanat mbeten të paqarta teksa mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − 10 =