Rita ndal koncertin, shkaku i një mashkull

Showbizz
138
0
sample-ad

“Të ndaluni, askush nuk do të bëj asgjë!”. Kështu ka bërtitur në skenë Rita Ora në koncertin e saj të parë në Sydney

Rita Ora ka mbajtur koncertin e saj “Big Top” të shtunën në Mardi Gras të Sydneyt.

Por gjatë paraqitjes së saj, superylli global për një moment ka ndaluar pas një fjale të papërshtatshme të një mashkulli.

“A ta ndalim koncertin…të gjithë ndaluni. Të gjithë ndaluni, askush mos të luajë asgjë”, ka paralajmëruar Rita derisa ajo ishte duke kënduar por një mashkull shkaktonte probleme.

Pas një heshtje të shkurtër gjatë koncertit, mashkulli ia tregon emrin e tij, Ritës.

“Adam ka një pyetje”, tha pastaj Rita, derisa ajo përpiqej të bisedonte me të.

Adam pastaj pyeti nëse ai mund të ishte më afër skenës, me Ritën që ju përgjigj: Ju jeni duke na shqetësuar pak, i dashur. Të gjithë kanë paguar bileta për këtë koncert. Na vjen keq, djema”.

Me publikun që ofroheshin, Rita ishte në gjendje që çuditërisht ta dëgjoj deklaratën që ai e kishte thënë më herët.

“Mirë, Adam sapo e pranoj se ka ardhur në koncert pa ditur çfarë e pret dhe tani unë kam fituar një fans”, deklaroi rita krenare para turmës.

“Faleminderit shumë, Adam. Ne duhet të vazhdojmë me koncertin, na vjen për të gjithë”.

Rita ishte me fansat gjatë gjithë koncertit të saj të parë në qytetin e Sydneyt të shtunën.

Kosovarja këndoi 19 këngë, përfshirë hitet e saj “Anywhere”, For You dhe Girls.

Pas koncertit të saj në Sydney, Rita do të këndojë edhe në Eatons Hill të Brisbane të martën dhe në Metro City të Perthit të enjten.

Ajo do ta përfundojë turneun në Austarli në Palais Theatre të premten në mbrëmje në Melbourne.

“Sydney, ja kalova shumë mirë dhe faleminderit që erdhët për ne sonte dhe të gjithë jeni veshur kaq bukur!”, ka shkruar Rita në Instagram pas koncertit të saj që u mbajt të shtunën./Express/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 3 =