INTERNETOMANIA

KryesoreReportazhe
99
0
sample-ad

Nga Arlind Nikolli

 

Teknologjia dhe telekomunikacioni po na vjedhin të vetmen gjë që na dallon nga qëniet e tjera, komunikimin me njëri-tjetrin. Kështu do ta nis këtë reportazh ,sepse i tillë është aktualiteti, aq i thatë , i drejtpërdrejtë, tronditës. Jam shumë dakort që teknologjia është një zhvillim i botës dhë na e lehtson shumë jetën, por gjithashtu është kthyër në një ”hajdut”të heshtur dhe po na vjedh kohën. Do të veçoja rrjetet sociale si një mjet komunikimi ,si një mjet argëtimi dhe pse jo ,si një mjet informimi.Por media sociale nuk është e besueshme mjaftueshëm sa për ta quajtur media të mirëfilltë dhe serioze.

Lajme boshe pa ndonjë përfitim,pa ndonjë logjistikë,lajme gënjështra që i nxjërrin për të përfituar një klikim më shumë,sidomos mediat sociale në Shqipëri por jo vëtëm. Për tu shqëtësuar është fakti që rrjetet sociale nuk janë aspak të sigurta dhe të mbrojtura për përdoruesit.Dëgjohen jo pak raste ku përdoruesit bien viktima të mashtrimëve të ndryshme. Duke qënë të pasigurta ,aty çdo e dhënë personale ,fotografitë ,email apo numër telefoni janë të rrezikuara të bien në dorë të çdo njërit nga përdoruesit e tillë në botë. Rrjetet sociale fatkeqësisht mund të përdoren nga fëmijët e pafajshëm e deri tek kriminelët e maniakët e ndryshëm që shumë thjështë mund të bien në kontakt më njëri tjëtrin. Nuk ka lëvizje sensibilizuesë apo një mbrojtje të fortë që fëmijët të mos bëhën pjësë e këtyrë rrjetevë apo prindërit të jënë mjaftuëshëm të ndërgjëgjëshëm për rrezikun që kanoset nga ky fenomen.

Çdo ditë ,muaj e vit, rritet numri i përdoruesve të rrjeteve sociale. Deri më tani numërohën 3 miliard përdorues të rrjëtëve sociale .Përdorimi i smartphonëve apo telefonave të zgjuar e lehtëson shumë punën e përdoruesve. Sot prodhohen miliona telefona të zgjuar në botë ku çdo njeri në çdo vënd arrin të jëtë aktiv në internet. Përllogariten rreth 7,6 miliard persona në botë që janë të paisur më një telefon inteligjent. Por jo vetëm rrjetet sociale , edhe në motorrin e kërkimit “google”,  njeriu mund të gjëjë materiale mjaft të vyera ,por edhe materiale të rrezikshmë gjithashtu.

Njërëzit i kushtojnë shumë kohë internetit ,aty ku mund të gjesh gjithçka. Për oponionin tim modest do të ishtë më mirë të mos gjenim gjithçka . Shikojmë në rrugë njerëz që buzëqeshin me një telefon, që bëjnë shprëhi të çuditshmë me të, njerëz që qëndrojnë me kohë të tëra në kafene dhe nuk komunikojnë pothuajsë fare por qëndrojnë të lidhur fort në internet. Shikoj fëmijë të rebeluar ,të cilët qetësohen vëtëm pasi marrin në dorë një telefon celular . Nuk shikoj më fëmijë që luajnë lojëra fizike të tilla si me top ,me litar ,me kukulla etj. Kjo ndodh sepse interneti po ua vjedh fëmijërinë, po i ngujon para një kopjuteri apo celulari. Është një dhimbje e vërtetë kur shikojmë në dyqanë telefonash dhe kompjuterash një fluks njerëzish që blejnë pafund  celularë me çmime marramendëse, e ndërsa në librari  janë rrallua fare vizitat . Avash avash  po kthehemi në rrobotë , ku varësia e njerëzimit ndaj internetit do të bëhet e pandashme me të.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + nine =